Kushtet dhe termat e garancisë
atila-electronic.com ofron shërbimin e garancisë për të gjitha llojet e produkteve që ne tregëtojmë në këtë faqe interneti. Më poshtë jepet përshkrimi i shërbimeve të ofruara, garancitë për grupe të ndryshme produktesh. Produktet që Ne tregëtojmë kanë garanci të vlefshme për një periudhë ta caktuar. Disa nga produktet tona kanë periudha të ndryshme garancie për shkak të natyrës së tyre, dhe garancia hyn në fuqi nga data e blerjes fillestare nga konsumatori.
- Para përdorimit të produktit të blerë sigurohuni të lexoni instruksionet e përdorimit të tij. Montimi dhe përdorimi duhet të jenë sipas tyre.
- Garancia është e vlefshme vetëm nëse paraqitet fletëgarancia (dokumenti i konformitetit) dhe fatura origjinale si provë e blerjes, ose vërtetimi në të cilin duket qartë data e blerjes, emri i blerësit, numri i modelit dhe numri i serisë së produktit. atila-electronic.com rezervon të drejtën të refuzojë garancinë nëse këto informacione mungojnë ose janë modifikuar pas blerjes fillestare të produktit nga blerësi.
- Detyrimet e atila-electronic.com kufizohen deri në riparimin e defektit ose zëvendësimin e pjesës së dëmtuar, ose në zëvendësimi përfundimtar të produktit.
- Riparimet duhen kryer nga qendra jonë e shërbimit e autorizuar. Garancia do të anullohet nëse një qendër shërbimi e paautorizuar është përpjekur ta riparojë defektin. atila-electronic.com nuk do të jetë përgjegjës për kompensimin e dëmeve, të plotësojë kërkesat dhe të kompensojë dëmin e shkaktuar nga riparimi i paautorizuar.
- Kjo garanci nuk është e transferueshme. Garancia i takon vetëm blerësit.
- Garancia nuk vlen për rastet e tjera, veçse për defektet e produkti në prodhim.
- Ne garantojmë që produkti do të ruaj cilësitë e tij gjatë gjithë kohëzgjatjes së garancisë nëse produkti përdoret sipas instruksioneve shoqëruese.
- Ne garantojmë këshillim profesional dhe asistencë teknike falas gjatë gjithë periudhës së garancisë.
- Ne garantojmë që do të riparojë dëmtimet që mund të ketë produkti gjatë periudhës së garancisë.
- Ne garantojmë zëvendësimin me një produkt të ri ose alternativ (me të njëjtën vlerë) në rast të mos riparimit të difektit të pësuar.
- Ne garantojmë zëvendësimin me një produkt alternativ (me të njëjtën vlerë) në rastet kur nuk tregtohet më produkti i dëmtuar.
- Reklamimi i dëmit duhet të paraqitet nga klienti pranë departamentit të Shërbimit ndaj Klientit.
Kjo garanci nuk është e vlefshme në rastet e mëposhtme:
- Në rast dëmtimi të produktit nga pakujdesia apo përdorimi i gabuar.
- Kur dëmtimet e produktit vijnë si pasojë e ndërhyrjeve nga personat e tretë, të cilët nuk janë të autorizuar nga atila-electronic.com.
- Humbjet e pjesëve të produktit.
- Keqpërdorimi i kapaciteteve të produktit.
- Grisjen apo dëmtimin fizik të produktit.
- Zëvendesimin e pjesëve të konsumit.
- Ju mund të ktheni ose ndërroni produktin e blerë nga Ne për çfarëdolloj arsye brenda një periudhe 14 ditore. Por kujdes kthimi apo ndërrimi i produkti mund të bëhet vetëm nëse produkti është në parametrat e mëposhtëm:
1- Produkti duhet të jetë gjendje perfekte.
2- Produkti duhet të jetë pa shenja përdorimi.
3- Produkti duhet te përmbaje paketimin orgjinal dhe të gjitha aksesorët e përfshirë
4- Produkti duhet të ketë etikat dhe pullat e sigurisë të pahequra nëse përmban.
5- Kthimi duhet të shoqërohet me faturën e blerjes.
6- Rimbursimi bëhet brenda 7 ditëve nga momenti i kthimit të produktit.
*Kosto e transportit të dërgimit të produktit te Ne dhe anasjelltas paguhen nga klienti.
*Fillimisht bëhet kthimi i produktit për të konstatuar problemin nga teknika dhe pastaj procedohet me zëvendësimin e produktit.
*Produktet e kthyera të mangëta, të dëmtuara, të përdorura ose të ndotura nuk mund të pranohen nga atila-electronic.com