Termat dhe Kushtet e Përdorimit

Hyrje

  1. Këto janë Terma dhe Kushte mbi të cilat funksionon kjo faqe online dhe shërben si marrëveshje mes nesh (www.atila-electronic.com) dhe jush (Klient dhe Përdorues). Këto Terma shpjegojnë të drejtat dhe detyrimet e të gjithë perdoruesve (Ju) dhe të drejtat e detyrimet e atila-electronic.com (Ne) lidhur shërbimit/artikujve të ofruar nga ne përmes faqes sonë.
  2. Përpara se të vazhdoni me kryerjen e porosisë ju lutem lexoni me kujdes këto Terma dhe Kushtet e Privatësisë.
  3. Duke përdorur faqen tonë (www.atila-electronic.com) apo duke kryer porosi ju automatikisht keni rënë dakord me Termat dhe Kushtet tona. Nëse nuk bini dakord me këto Terma dhe Kushte ju lutem mos kryeni asnjë porosi nga faqja jonë (www.atila-electronic.com).
  4. Këto Terma dhe Kushte mund të ndryshojnë, ndaj ju lutemi dhe duhet t’i lexoni ato me kujdes sa herë dëshironi të blini apo kryeni një porosi në www.atila-electronic.com
  5. Nëse do të keni nevojë për ndihmë apo ndonjë pyetje në lidhje me Politikat tona të Privatësisë dhe rreth Termave dhe Kushteve të përdorur, ju lutemi të na kontaktoni në emailin tonë

1- Përdorimi i faqes www.atila-electronic.com

Termat dhe Kushtet janë të rëndësishëm si për Ju por gjithashtu edhe për Ne. Këto Terma janë krijuar për të na lidhur në një marreveshje, për të mbrojtur të drejtat tuaja dhe të drejtat tona. Ne momentin e kryerjes së porosisë ju bini dakord me këto Terma dhe kushte. Ju bini dakord që:

  1. Ju duhet ta përdorni këtë faqe (www.atila-electronic.com) për të kryer veprimtari të lidhura vetëm më qëllimin e kësaj faqeje.
  2. Nuk do të kryeni asnjë porosi të pasaktë apo me qëllime negative. Nëse ne shohim se është kryer një porosi e tillë, ne kemi të drejtën mos ta dërgojme mallin në destinacionin e përcaktuar nga ju.
  3. Gjithashtu jeni të detyruar të na jepni detaje si emër, mbiemër, numër telefoni, adresë email dhe adresë të saktë ku do të dërgohet porosia. Këto detaje na shërbejnë për t’iu identifikuar dhe për t’u lidhur me ju në momentin që duam të dorezojmë porosinë.
  4. Nëse nuk na jepni informacion të saktë apo informacion të plotë, mund te mos jemi të aftë për të përmbushur, përpunuar dhe dërguar porosinë tuaj.

2- Disponueshmëria e shërbimit

  1. Ne mund të dërgojmë artikujt e porositur nga Ju, në të gjithë Shqipërinë dhe Kosovë, kudo që Ju jeni në qytet, në fshat si dhe në zonat më të thella.
  2. Ju do të informoheni për të gjitha kostot e transportit si dhe kohë që produkti i porositur vjen te Ju. Kosto dhe koha janë në varësi të zonës ku porosia do të dërgohet si dhe kompanive të transportit që Ne operojmë

3- Dërgesat

  1. Ne jemi duke ofruar transport FALAS për 50% të produkteve në të gjithë Shqipërinë. Transporti falas është për të gjitha produktet që kanë të shënuar në përshkrim (Transporti FALAS), pavarësisht nga vlera apo madhësia e produktit. Kur produkti ofrohet me transport falas, ju do të paguani vetëm cmimin e produktit që shihni në faqen tonë. Nuk do të keni kosto të tjera të fshehta. atila-electronic.com do të mundohet gjithmonë që të sigurojë që Ju të mos keni asnjë problem me ardhjen e dërgesës tuaj. Dërgesa do të kryhet nga një kompani transporti e cila ka kushtet dhe termat e veta të cilat ndryshojnë dhe për të cilat ne nuk mbajmë asnjë përgjegjësi në momentin që artikulli është në levizje dhe është jashtë magazinës tonë. Ne nuk do të mbajmë përgjegjësi për asnjë vonesë të ndikuar nga forcat madhore. Forcat Madhore përfshijnë çdo ngjarje që pengon transferimin e artikullit nga Ne tek Ju, e cila është jashtë kapacitetit të kontrollit nga ana jonë. Të tilla Forca Madhore përfshijnë:
    a. Greva të ndryshme
    b. Protesta civile, pushtim, sulme terroriste, luftë apo kërcënime për lufte në një rajon të caktuar
    c. Zjarri, shpërthime, stuhi, përmbytje, tërmet, epidemitë apo katastrofa të tjera natyrore.
    d. Pamundësia e përdorimit të rrugëve tokësore.
    e. Pamundësia e përdorimit të rrjetit të telekomunikacionit.
    f. Rregulloret, aktet ligjore dhe nënligjore që mund të qeverisin një rajon të caktuar apo që mund të ndryshojnë në të ardhmen e që limitojnë aftësinë tonë për t’iu dërguar artikullin e porositur.
    g. Greva nga kompania e transportit apo aksidente dhe pamundësi nga ana e tyre për të përmbushur porosinë.
  2. Transporti ME PAGESË Nëse në specifikat e produktit ju shikoni të shkruar Transporti ME PAGESË kjo do të thotë që ju do të tarifoheni me kostot e transporti. Pra, përveç vlerës së produktit do tiu shtohet edhe vlera e transportit sipas destinacionit tuaj. Nëse ju porosisni më shumë se 3 produkte edhe pse ato janë me Transport ME PAGESË kosto e Transportit do të mbulohen nga Ne, ju do të paguani vetëm vlerën totale të produkteve që keni vendosur të blini.

 

 

Destinacioni Kosto Pesha Koha e dorëzimit
Tiranë 200 Lekë Deri në 2 KG Brenda 24 Orëve
Qytete të tjera në Shqipëri 300 Lekë Deri në 2 KG Brenda 2-3 Ditëve
Kosovë 850 Lekë Deri në 2 KG Brenda 4-7 Ditëve

*Për produktet që kalojnë mbi këto pesha do të ketë shtesë transporti 50 Lek/KG 

4- Disponueshmëria e artikujve

  1. Të gjitha porositë për artikujt tanë janë të disponueshëm nga ana jonë dhe për këtë arsye në rast se kemi problem me furnizimin tuaj me artikullin e porositur apo nësë artikulli nuk është gjendje në magazinë tonë pavarësisht se vazhdon të jetë i reklamuar në faqe, ne na lind e drejta për të ndarë me ju këtë informacion dhe për t’iu ofruar një tjetër artikull të së njëjtës cilësi apo të një cilësie me të lartë dhe të së njëjtes vlere me artikullin e munguar që keni porositur paraprakisht. Nese nuk do të dëshironi artikullin zëvendësues të ofruar nga Ne, ju nuk do të keni asnjë detyrim për të vazhduar me tej porosinë me Ne.
  2. Nëse produkti i kërkuar nga Ju nuk ndodhet në faqen tonë ju lutemi të kontaktoni me Ne për të parë mundesinë e sigurimit të këtij produkti nga furnitorët tanë.

5- Refuzimi i porosisë

  1. Ne nuk na lindin detyrime karshi jush apo karshi paleve te treta nëse gjykojmë se duhet ta refuzojmë një porosi apo nësë heqim artikujt nga faqja jonë. Nuk kemi detyrime karshi askujt nësë heqim, shtojmë, përditesojmë materialet, përmbajtjen apo produktet tona në faqen tonë
  2. Edhe pse ne do të bëjmë të pamundur për të përfunduar çdo porosi nga Ju, mund të këtë raste të jashtëzakonshme të cilat na detyrojnë për të refuzuar porosinë tuaj, e drejtë të cilën e kemi në çdo kohë.

6- E drejta juaj për të kthyer artikullin/artikujt e porositur

  1. Si klient juve ju lind e drejta për të kthyer artikullin brenda 14 ditëve kalendarike në bazë të nenit 37 te Ligjit 9902, datë 17.04.2008 “Për Mbrojtjen e Konsumatorëve”.
  2. Artikulli/artikujt e porositur duhet të kthehen në adresën e përcaktuar nga www.atila-electronic.com, me paketimin dhe ambalazhimin e tij, të mos jetë përdorur dhe të shoqerohet me të gjithë aksesoret, udhëzime të ndryshme përdorimi (nëse ka), dokumentat që vërtetojne blerjen në rrugë elektronike e cdo dokumentacion tjetër të nevojshëm.
  3. Produktet e kthyera të cilat kanë mangësi, dëmtime, janë të përdorura apo të ndotura nuk do të pranohen.
  4. Klientit do t’i rimbursohet çdo kosto si pasojë e marrëdhënies tregtare me www.atila-electronic.com

Risku dhe pronësia

  1. Në momentin që Ju kryeni pagesën, juve ju lind e drejta e pronësisë për artikullin/artikujt e marr në dorëzim

7- Kthimi dhe ndërrimi i artikullit

  1. Nese dëshironi të ktheni një artikull/artikujt brenda përiudhes së përmendur në pikën 6 të këtyre Termave dhe Kushteve, Ju mund të ktheni artikullin vetëm nëpermjet korrierit në magazinën e atila-electronic.com. Kostot e transportit për kthimin e artikullit do të jenë tuajat, nëse artikulli plotëson të gjitha kushtet e gjendjes fizike të tij por Ju po e ktheni sepse nuk e pëlqeni apo ndërroni mendje për porosine e kryer.
  2. Në rast se artikulli i porositur te Ne është i dëmtuar apo fizikisht jo i njëjtë me atë që keni porositur atëherë kostot e transportit për kthimin e artikullit janë në përgjegjësinë tonë dhe do të mbulohen nga Ne.
  3. Kini parasysh se nëse doni të ktheni artikullin, duhet të jeni kujdesshëm për të ndërsa e keni në zotërim. Kjo nënkupton që duhet të ruani paketimin origjinal, mbështjellëset apo çdo letër tjetër informuese e plotësuese që ju ka ardhur së bashku me artikullin.
  4. Ndërrimet mund të ndodhin me artikuj të së njëjtës kategori dhe vlerë ose me vlerë më të lartë.(Ju do të paguani vetëm diferencën e vlerës së artikullit)
  5. Ju mund të ktheni ose ndërroni produktin e blerë nga Ne për çfarëdolloj arsye brenda një periudhe 14 ditore. Por kujdes kthimi apo ndërrimi i produkti mund të bëhet vetëm nëse produkti është në parametrat e mëposhtëm:
    1- Produkti duhet të jetë gjendje perfekte.
    2- Produkti duhet të jetë pa shenja përdorimi.
    3- Produkti duhet te përmbaje paketimin orgjinal dhe të gjitha aksesorët e përfshirë
    4- Produkti duhet të ketë etikat dhe pullat e sigurisë të pa hequra nëse përmban.
    5- Kthimi duhet të shoqërohet me faturën e blerjes.
    Rimbursimi bëhet brenda 7 ditëve nga momenti i kthimit të produktit.
    *Kosto e transportit të dërgimit të produktit te Ne dhe anasjelltas paguhen nga klienti.
    *Fillimisht bëhet kthimi i produktit për të konstatuar problemin nga teknika dhe pastaj procedohet me zëvendësimin e produktit.
    *Produktet e kthyera të mangëta, të dëmtuara, të përdorura ose të ndotura nuk mund të pranohen nga atila-electronic.com.

8- Çmimi dhe Pagesa

  1. Edhe pse Ne kujdesemi që të sigurojmë se të gjitha cmimet e vendosura në faqen tonë janë të sakta, mund të ketë raste gabimesh në çmim.
  2. Nëse Ne i identifikojmë këto gabime në produktin që ju keni porositur, ne do t’iu lajmërojmë sa me parë, ndërsa porosia do të anullohet në moment dhe nëse ju keni kryer ndonjë pagesë për këtë porosi, kjo pagesë do t’iu rimbursohet menjëherë.

9- Mbrojtja e privatësisë

  1. atila-electronic.com mbron dhe respekton privatësinë dhe të dhënat personale tuajat bazuar në ligjin 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhenave Personale” si dhe aktet nënligjore përkatëse.Përpunimi i të dhënave tuaja do të jetë vetëm në shërbim të sigurisë së dorëzimi që të jetë i rregullt dhe pa vonesa. Gjithashtu të dhënat tuaja personale do të përdoren, me pëlqimin tuaj, në dergimin e ofertave, promocioneve dhe shorteve të ndryshme që do të organizojmë Ne. Klientët tanë kanë te drejtë në cdo kohë të refuzojnë komunikimin e ofertave promocionale nga ana jonë.

10- Pronësia intelektuale

  1. Ju bini dakord që të gjitha të drejtat intelektuale, marka dhe patenta në të gjithë pjesët faqes atila-electronic.com do të jenë gjithmonë në pronësi të atila-electronic.com. Ju nuk ju lejohet të përdorni asnjë pjesë të këtyre materialeve, logo, ngjyra, forma, foto, përshkrime e cdo gjë tjetër për qëllime biznesi dhe personale tuajat pa miratimin e atila-electronic.com. Kërkesa për përdorimin e karakteristikave të lartpërmendura duhet dërguar me email.

11- Ligji dhe Juridiksioni

  1. Termat dhe Kushtet rregullohen dhe interpretohen në përputhje me legjislacionin e Republikës së Shqiperisë.
    Mosmarreveshjet mes atila-electronic.com dhe Klientit në lidhje me zbatimin e këtyre Termave dhe Kushteve do të zgjidhen nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Ne kemi të drejtë të rishikojmë dhe zëvendësojmë këto Terma dhe Kushte kohë pas kohë. Ju do të përfshiheni në Termat dhe Kushtet në fuqi në momentin që keni kryer porosinë.

Sugjerime

Ne mirëpresim komentet dhe sugjerimet tuaja. Ju lutemi na dërgoni këto sugjerime dhe komente këtu