Po shfaqen 26–28 nga 28 përfundime gjithsej

Kabllo RS232, Adapterë dhe Konektorë D-Sub

Kabllot dhe konektorët RS232 përdoren për komunikim serial ndërmjet kompjuterëve, pajisjeve elektronike dhe sistemeve industriale. Në këtë kategori gjeni zgjidhje për lidhje seriale me konektorë DB9, DB25 dhe D-Sub, si dhe adapterë për pajisjet moderne.

Konektorët DB9 janë ndër formatet më të përdorura për komunikimin RS232. Në varësi të instalimit, mund të nevojitet version male ose female, konektor për montim paneli ose kapak mbrojtës për realizimin e kabllos.

Kategoria përfshin gjithashtu adapterë USB-RS232, të cilët mundësojnë lidhjen e pajisjeve seriale me kompjuterë që nuk kanë portë RS232 të integruar. Këto adapterë përdoren për konfigurimin dhe komunikimin me pajisje industriale, sisteme kontrolli dhe pajisje të tjera elektronike.

Për lidhje të tjera kompjuterike mund të shikoni Kabuj USB & USB-C. Për lidhje video dixhitale shikoni HDMI ose Kabuj & Adapterë DisplayPort. Për konvertimin ndërmjet standardeve të ndryshme mund të shikoni edhe Adapterë & Konvertues.

Mbrapsht
WhatsApp
Viber
Messenger
Instagram
Na telefono
Email